Aleatët e vegjët të PD të gjithë bashkë! Dule: Synojmë Fiqinin, Dropullin dhe Himarës! Kërkojmë mbështetjen dhe nga Berisha e Alibeaj

23 Nëntor 2022, 18:04

Partitë të vogla opozitare, LZHK, PR, PBDNJ dhe PDK po bëhen gati që të dalin së bashku në zgjedhjet e 14 majit 2023 dhe deri më tani duket se kanë rënë dakord për të dalë më kandidatë të tyre në të paktën 3 bashki. Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha se bëhet fjalë për Bashkinë e Finiqit, Dropullit dhe Himarës, ku thotë se është i bindur se partia e tij ka influencë të mjaftueshme për të fituar.