Amanet fëmijët’ këto ishin fjalët e fundit që Fiqiri Mjeshtri u la vëllezërve të tij nga ana tjetër e telefonit e më pas ja shkrepi vetes me armë. Kështu u shpreh Besnik Mjeshtri, vëllai i Fiqiri Mjeshtrit për Report Tv, teksa tregoi gjithë si ndodhi ngjarja.
‘Si përfundim vjen policia dhe i thashë të vini, nuk kam punë as me polici as me gjë. Hajdeni u thash bëni kontroll ku të doni. Më thotë shefi Gëzim Murrani, aman lidhu me të. I thash ku je? I thash hajde dorëzohu se burgu mbarohet! Bëhu burrë e hajde këtu! Ishte i tronditur... Ka fol Gëzim Murrani me të, pastaj ma kaloi mua telefonin... E më thotë amanet kalamajtë të kesh amanet kalamajtë... I thash hajde se nuk do të lem në rrugë. Amanet edhe një herë fëmijët... Foli dhe me Fatmirin, ky filloi duke qarë. E vrau veten me tha Fatmiri... Kemi dëgjuar në telefon kur vrau veten. Pak para se të vriste i thotë ku je mor burrë, jam tek Livadhi i Sevbramit. Kur ka krisur arma e kanë gjetur aty të vdekur.’- u shpreh Besnik Mjeshtri.