Soreca ia merr valles së Pogonishtes në sheshin ‘Skënderbej’, shoqërohet nga ambasadorët e tjerë

16 Maj 2021, 13:15 | Përditesimi i fundit: 2021-05-16 13:44:41

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca teksa ka marrë pjesë në një aktivitet në sheshin ‘Skënderbej’ të organizuar në kuadër të përmbylljes së ‘Javës së Europës’, e kemi parë si asnjëherë më parë duke kërcyer vallen e pogonishtes.

Ai është shoqëruar nga ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në vendin tonë, të cilët si duket kanë zgjedhur të lënë mënjanë protokollin diplomatik dhe të hedhin një valle popullore shqiptare.

Në fillim është Soreca, pas tij shihet ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad, ambasadorja e Holandës Guusje Korthals Altes, si dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, të cilët po shijojnë një moment mjaft të bukur në vallen e mbajtur në sheshin Skënderbej.

  •  

    No videos found.