Ambasadori i OSBE, Del Monaco: Të presim raportin përfundimtar për 25 prillin, janë bërë disa përmirësime! Inkurajues bashkëpunimi me partitë dhe KQZ

23 Qershor 2021, 12:40

Ambasadori i OSBE-ODIHR Vincenzo Del Monaco nga Korça ka deklaruar se OSBE nuk bën certifikim të procesit të zgjedhjeve të 25 prillit por bën vëzhgim të procesit. Teksa thotë se raporti paraprak tregon disa përmirësime në prces, bëri  thirrje se duhet të presim të dalë raporti përfundimtar. Inkurajuese cilësoi edhe bashkëpunimin me partitë dhe me KQZ përpara zgjedhjeve.