Ambasadori Shkurov për Report Tv: Po diskutojmë me Shqipërinë për prodhimin e municioneve për Ukrainën! Na duhen më shumë armë

6 Mars, 17:41 | Përditesimi i fundit: 2024-03-06 19:24:34

Ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shkurov ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ku ka folur lidhur me vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Tiranë dhe për kërkesën që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit të prodhojnë municione për t’i ardhur në ndihmë Kievit.