Ambasadori shqiptar në Turqi: S'ka viktima shqiptare në Turqi! Banorët përjetuan tmerr nga tërmeti i fortë, zgjati rreth 2 minuta

6 Shkurt 2023, 10:29

Kastriot Robo, ambasadori shqiptar në Turqi ka folur për Report Tv duke thënë se qytetarët janë të tronditur nga tërmeti shkatërrues pasi ishte shumë i fortë dhe zgjati rreth 2 minuta.

“Është në zonën lindore dhe juglindore të Turqisë. Siria dhe Turqia janë afektuar në mënyrë shkatërruese. Për momentin nuk na rezulton që ka shqiptar të afektuar nga tërmeti, viktima ose të lënduar. Ne jemi në lidhje dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe s’na rezulton të ketë viktima shqiptare në ato zona. Adana është qyteti më i madh në atë zonë. Ajo që ata thonë është se ka qenë tmerr se ishte tërmet i fortë dhe zgjati rreth 2 minuta.  Është realisht një tërmet i fortë i cili është vijuar me rreth 78  pasgoditje”, tha Robo.