Amnisti fiskalë këtë sesion? Erisa Xhixho në Report Tv: Rama po dëmton interesat e vendit, promovon pastrimin e parave! Dëmtohet rruga drejt BE

16 Janar 2023, 21:01

Amnistia fiskale, një projektligj të cilin mazhoranca duket e vendosur ta miratojë, për deputetin e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho është një kokëfortësi e Ramës për të incentivuar krimin përmes pastrimit të parave. Në një intervistë në Report Tv Xhixho nënvizon me bindje se një nismë e tillë e përfunduar me sukses do ta dëmtonte rëndë integrimin evropian të vendit.