Amnisti për të ardhurat e emigrantëve, Pëllumbi për Report Tv: Përjashtohen trafikantët dhe zyrtarët! Presidenti? PS ka figura të denja për kreun e shtetit

11 Prill 2022, 14:24

Qeveria prezantoi disa ditë më parë rezultatet e Këshillimit Kombëtar, ku nga 12 pyetje të parashtruara nga qeveria qytetarët janë shprehur pro për 11 prej tyre, një prej të cilave ishte edhe lejimi i amnistisë për kursimet e emigrantëve. Për deputetin e PS, Arben Pëllumbi nëse një iniciativë e tillë do të bëhet konkrete, atëherë do të vendosen edhe mekanizma për të parandaluar pastrimin e parave.