Analiza e zgjedhjeve, Çupi: Pse i kërkojmë PD-së që të fitojë? Nuk ka fituar kurrë dhe s'ka dalë forcë e parë!

15 Korrik 2021, 22:48

Partia Demokratike ka përfunduar analizën e bërë në bazë për zgjedhjet e 25 prillit ku ka dalë në 13 përfundime, të cilat sipas tyre kanë ndikuar në humbjen në këtë garë elektorale.

Në lidhje me analizën e zgjedhjeve, i ftuar në Report Tv, Frrok Çupi ka ironizuar Partinë Demokratike, si dhe kryetarin Lulzim Basha, ku thotë se nuk kemi se çfarë fitoreje që t’i kërkojmë PD-së, pasi nuk ka fituar asnjë kurrë. Çupi u shpreh se analiza e zgjedhjeve ka qenë një tallje me PD, duke u thënë se kemi fituar.