Anijet me mbetje të dyshuara të rrezikshme mbërrijnë në Portin e Durrësit me 27 tetor! BAN thirrje qeverisë shqiptare: Beni analizat dhe transparencë

21 Tetor, 20:59

Më shumë se 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme, që ndodhen në 102 kontejnerë të nisura nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës do të mbërrijnë në Shqipëri më 27 tetor 2024. Kontejnerët do të vijnë në portin e Durrësit përmes portit italian të Gioia Tauro. Dyshohet se kontejnerët janë të mbushur me pluhur furre së çelikut i mbledhur nga kompania Kurum.

    No videos found.