Ankimimi i PD për Beratin, nis shqyrtimi në KAS! Nuri: Diferencë e dyshimtë në diasporë, duam provat! KQZ: S'pati parregullsi, pretendime pa bazë! Në radhë Vlora e Gjirokastra

29 Maj 2025, 12:25 | Përditesimi: 29 Maj 2025, 12:25

KAS po zhvillon mbledhjen për shqyrtimin e ankimimeve të PD-ADSHM për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në 3 qarqe, pas certifikimit nga ana e KQZ. Pas Kukësit, që është ende në proces, radha e Beratit, Gjirokastrës dhe Vlorës. Ivi Kaso, i sapozgjedhur deputet në Korçë, dorëzon autorizim dhe kërkon rikthimin si avokat i PD-së në ankimime. KAS tërhiqet për shqyrtim dhe vendim për beratin. Përfaqësuesja e PS: Shkrimet në portale dhe rrjete sociale nuk janë prova shkencore!

r.k./Shqiptarja.com