Apartamente dhe mijëra m2 truall! Prokuroria e Tiranës sekuestron pasurinë me vlerë 5 milionë euro të 32 vjeçarit të arrestuar në Angli, dyshohet për pastrim parash

16 Dhjetor 2022, 21:33

Janë sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë deri në 5 milionë euro në pronësi të 32 vjeçarit, Elvi Osmaj dhe të familjarëve të tij. Dyshohet se pasuria vinte si pasojë e veprimtarisë kriminale të të riut në shtetin anglez.