Apeli e dënoi me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj nga arratia dërgon rekurs në Gjykatën e Lartë

7 Janar, 10:48

Teksa prej 23 dhjetorit  ish kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj është në kërkim pas vendimit te Apelit qe e riktheu në burg, ky i fundit i është  drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs. Frrokaj i kërkon gjykatës se lartë pezullimin e dënimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit deri në shqyrtimin e rekursit në Gjykatën e Lartë.