Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrimin e llogarive bankare të ish-zv/ministrit Arben Ahmetaj

28 Tetor 2023, 12:05

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrimin e llogarive bankare të ish-zv/ministrit Arben Ahmetaj. Ai kërkoi heqjen e sekuestros nga një llogari bankare, me vlerë 108 mijë euro që ishte bllokuar në një bankë të nivelit të dytë në kuadër të hetimit pasuror ndaj tij.