Apeli në Report Tv/ Gjendet shtëpi për familjen që jeton në shpellë! Bashkia e Tepelenës do të paguajë qiranë e strehimit derisa t’u ndërtohet banesa

27 Dhjetor 2023, 16:45

Apeli në Report Tv i familjes Tralo që jetonte në një kasolle pranë shpellës u dëgjua. Bashkia Tepelenë do strehojë familjen me 2 fëmijë në një banesë me qira, derisa Fondacioni Fundjavë Ndryshe të ndërtojë një shtëpi të re për ta.