Aplikacioni kinez DeepSeek trazon gjigantët e teknologjisë në SHBA, tejkalon ChatGPT në pak kohë

28 Janar, 16:18

Aksionet e gjigantëve të teknologjisë në SHBA kanë pësuar rënie pasi një chatbot me kosto të ulët, i ndërtuar nga një firmë kineze e inteligjencës artificiale (AI), ka njohur një rritje të shpejtë.

Aplikacioni DeepSeek, i lançuar javën e kaluar, ka tejkaluar konkurrentët si ChatGPT i OpenAI për t’u bërë aplikacioni më i shkarkuar falas në SHBA.

Gjigantët teknologjikë amerikanë, duke përfshirë Nvidia, Microsoft dhe Meta, panë një rënie të aksioneve të tyre të hënën.