Arben Imami akuza të forta Bashës: I shiti vendet e listave të kandidatëve për deputet

18 Maj 2021, 22:30 | Përditesimi i fundit: 2021-05-18 22:49:07

Arben Imami ka hedhur akuza të forta nga kreu të PD, Lulzim Basha duke thënë se ai i shiti vendet e listave të kandidatëve për deputetë. Në emisionin "Repolitix" Imami tha se ky akt tregon qartë se partia nuk ka më parime morale dhe se PD duhet reformuar e tëra. Ai tha se grupi "Për PD" kërkon hapjen e partisë dhe bashkimin e saj, pasi është copëtuar vetëm për faj të Bashës, i cili ka bërë largime pa asnjë lloj kriteri.

"Në duam hapjen dhe bashkimin e partisë. Partia është në një pastrim të vazhdueshëm dhe nuk ka asnjë kriter se si përzgjidhen njerëzit. Nuk mundet një parti që vendet për kandidat në lista për deputet t'i shesë dhe të bëjë tender për to. Janë marrë para  për kandidatë për deputetë dhe për vende brenda strukturave të partisë", tha Imami.