Arben Imami: Komisioni, i kapur nga Basha! Jemin Gjana, i njëanshëm, gara s'është e ndershme! Të enjten shpallim kandidaturën

18 Maj 2021, 22:39 | Përditesimi i fundit: 2021-05-18 22:48:07

Anëtari I PD dhe pjesë e grupit "Për PD" që kërkon largimin e Bashës, Arben Imami nuk ka kursyer akuzat për Jemin Gjanën i vendosur si kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve në PD për garën për kreun e partisë më 13 qershor. Imami tha se ai është i njëanshëm dhe se nuk duhet të ishte në krye të këtij komisioni, pasi kjo tregon qartë se komisioni është i kapur nga Basha dhe dihet se si do të shkojë gara, ndërsa shtoi se në ngritjen e komisionit duhet të merrnin pjesë të gjitha palët dhe të jepnin propozimet e tyre për anëtarët.

Në emisionin "Repoltix", Imami tha se kjo garë nuk është e hapur dhe se vendimi për vendosjen e datës së zgjedhjeve ishte i nxituar dhe i paarsyetuar. Imami tha se kjo u bë për qëllim se Basha e do që kandidatëve që do të garojnë do u duhet kohë t'u drejtohen strukturave të PD dhe ua mohoi këtë gjë që të kishte karrigen e tij të sigurt. Imami renditi një seri arsyesh se pse vendimi për zgjedhjet më 13 qershor u morr me shpejtësi dhe pa pritur asnjë lloj propozimi.

Kjo garë nuk është  hapur dhe e ndershme. Sikundër ka një reagim të përgjithshëm, veprimi qe i njëanshëm dhe veprimi ishte një nxitim i pajustifikuar , i pamotivuar dhe i paarsyetuar dhe i marrë me një shpejtësi të madhe i argumentuar nga Basha si vendim i marrë nga sekretari i përgjithshëm dhe kjo e legjitimonte. Nëse kryetari i partisë është në kontakt me degët e partisë, konkurrentët e tij kanë nevojë për kohë për të filluar dhe vendosur kontakte. Shkurtimi i kësaj kohe tregon se zotëria nuk kërkon që të gjitha palët të kenë një akses normal në zgjedhje. Përveç kohës, në parti pas një humbje të tillë duhen disa palë që të paraqiten, që të bëhen zgjedhje të pranueshme nuk duhet vetëm të shpallësh datën, por duhet edhe një komision zgjedhor që të jetë i paanshëm, dhe nuk ramë dakord me Jemin Gjanën, me të s'ka njërin botë që të bie dakord jo më unë. Normalisht bëhen propozime dhe nuk mund të ketë zgjedhje të hapura dhe të pranueshme me një komision që është i Lulzim Bashës. Kryetari i komisionit para dy ditësh ka sulmuar dy anëtarë të grupit tonë publikisht. Pra është komision i njëanshëm. pra kryetar është një person pro Bashës dhe jo nuk shkon", tha Imami.

Imami bëri të ditur se të enjten grupi "për PD" do të shpall kandidaturën e saj për kryetar të PD, ndërsa shtoi se Basha nuk gëzon më besim, por manovrat që ai bën brenda partisë tregon se gara nuk do të jetë e drejtë dhe e hapur, edhe pse ky grup do e bëj betejën e saj deri në fund.