Arratisja e Arben Ahmetaj, SPAK kërkesë ‘Facebook’-ut për ta gjurmuar: Na ndihmoni për vendndodhjen

17 Tetor 2023, 15:55

“Na tregoni shtetin ng ai cili Arben Ahmetaj hyn në Facebook”. Kjo është pyetja që prokurorët e SPAK i kanë drejtuar kompanisë Meta, që ka pronësinë e rrjetit social. Duke marrë shkas nga pesë publikime të kryera prej tij që pas shpalljes në kërkim, pasi u largua nga Shqipëria, hetuesit synojnë të lokalizojnë ish-zyrtarin e kërkuar për dosjen e incineratorëve dhe privatizimit të ish fabrikës së bukës.