Arrestimet te ‘Rrugorja’ e Tiranës/ ‘Paratë shpejt’, SPAK zbulon si morën 2 mijë euro për të mos vënë në pranga gruan e biznesmenit

21 Prill 2025, 17:19 | Përditesimi: 21 Prill 2025, 17:19

Një nga tre blutë në kryeqytet, të arrestuar për korrupsion është lënë nga gjykata në masën “arrest me burg”. Para gjykatës ka dalë oficeri i policisë gjyqësore Edison Tabaku, ndërsa dy të arrestuarit e tjerë drejtuesi Roven Zeka dhe Sokol Novaku do të dalin të martën. SPAK thotë se ata i morën 2 mije euro nga bashkëshorti biznesmen i një shofereje që kishte shkaktuar aksident me 5 të plagosur.

r.k./Shqiptarja.com