Arrestimi i drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, Korreshi ironizon: Drejtorët i bëjnë gjitha, ministrat flejnë gjumë

11 Prill, 18:03 | Përditesimi i fundit: 2024-04-11 18:07:06

Deputeti opozitar Saimir Korreshi foli në 'Studio Live' edhe për 2 komisionet hetimore të dakordësuara në Kuvend. Ndërkohë për 2 komisione të tjera që nuk u ngritën dhe që lidhen me oligarkë, Korreshi tha se do të kërkojë të ngrihen në shtator.