Arrestimi i mësuesit të fizkulturës nën akuzën se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse, drejtoresha e shkollës: Është pezulluar nga puna

18 Janar 2023, 12:18

Për arrestimin e Kleanth Laçit, mësuesit të fizkulturës në shkollën 9 vjeçare ka folur edhe drejtoresha e kësaj shkolle. Në një prononcim për mediat, ajo tha se për rastin hetohej prej dy ditësh ndërsa shtoi se Kleanth Laçi ishte pezulluar nga puna deri në përfundim të hetimeve.