Arrestimi i Veliajt, avokatët pranë bllokut të sigurisë 'Mine Peza'

10 Shkurt 2025, 15:34 | Përditesimi: 10 Shkurt 2025, 15:39

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua sot nga agjentët e BKH, pas një hetimi nga ana e SPAK, pas kallëzimit të personit anonim Nesti Angoni.

Ndërkohë, GJKKO ka caktuar masën e arrestit në shtëpi për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.

Report Tv ka sjellë pamjet e momentit të arrestimit të Veliajt para bashkisë dhe mbërritjes në bllokun e sigurisë ‘Mine Peza’.

Gjithashtu gazetari Sokol Dema ka përcjellë dhe pamjet e pranisë së avokatëve të Erion Veliaj pranë bllokut të sigurisë Mine Peza.

r.k./Shqiptarja.com