Arrestimi i Veliajt, Rama: E çuan në burg kur s’ka prova për nisjen e gjyqit, pse s’ka urgjencë për 21 janarin! Reagimi i KLGJ? S’bëjmë presion, bëni punën! Pa PS, s'ka SPAK

13 Shkurt, 12:22 | Përditesimi i fundit: 2025-02-13 15:43:02

Kryeministri Edi Rama komentoi sërish arrestimin e Erion Veliajt në rubrikën ‘Sy m’sy’. Në një lidhje live me komentuesit, shefi i qeverisë u ndal në ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit. Rama tha se kryebashkiaku i Tiranës nuk është i pandehur dhe vetë prokurori nuk i ka provat për të kërkuar nisjen e gjyqit.