Arrestimi në SHBA i zyrtarit të FBI, McGonigal kishte biznes në Shqipëri! Udhëtoi në Tiranë dhe historia e koncesionit të naftës

24 Janar 2023, 21:12

Arrestimi i një ish zyrtari të lartë të FBI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Charles McGonigal, ka trazuar ‘ujërat’ disa mijëra kilometra më larg, në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Si gjithmonë akuzat politike nuk mungojnë.  Po çfarë lidhje kishte Charles McGonigal, që dyshohet nga prokurorët amerikanë për lidhje me Rusinë, me Shqipërinë?