Arrestohen 2 rusët dhe ukrainasja që sulmuan ushtarët në Uzinën e armëve në Gramsh! Dyshohet se janë agjentë të shërbimeve sekrete

20 Gusht 2022, 22:45

Dy rusë dhe 1 ukrainase janë arrestuar nga policia pas sumit ndaj ushtarëve në Uzinën e armëve të Gramshit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy kanë qëndruar në automjet dhe 1 është afruar në perimetrin e uzinës për të bërë fotografi. Ushtarët i janë afruar për të parë se përse ishte në bazën ushtarake. Ai i ka hedhur sprajt në fytyrë dhe është larguar me vrap. Shërbimet e policisë që ishin pranë vendit të ngjarjes i kanë arrestuar menjëherë.