Arrestohen 2 të rinj në Vaun e Dejës që i vunë flakën një magazine! Kur u ndaluan nga policia, dhunuan dhe kërcënuan me vrasje efektivët

11 Shkurt 2023, 15:31 | Përditesimi i fundit: 2023-02-11 17:13:23

SHKODËR - Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Vaun e Dejës pasi i vunë flakën një magazine me bazë ushqimore e vegla pune dhe dhunuan e kërcënuan për vrasje punonjësit e policisë. Ata janë identifikuar si Afrim Sadik, 26 vjeç dhe Pjeter Dragoti ( Prendi)26 vjeç, të dy banues në Bushat, Shkodër.