Arrestohen 2 vëllezërit e shpallur në kërkim në Vallas të Shkodrës! Ishin bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit në fshat! 6 të tjerë ende në kërkim

20 Gusht 2022, 15:33

2 vëllezër, Samet Dehati dhe Izmir Dehati kanë rënë në pranga pasi ishin të shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit në fshatin Vallas të Shkodrës. Në muajin qershor, në këtë fshat u zbulua aktiviteti i paligjshëm i kultivimit të kanabisit, ku u gjet një sasi prej 246 kilogramë lëndë narkotike.