Arrestohen dy persona në Berat, shisnin kokainë

3 Dhjetor 2022, 10:08

Policia e Beratit ka arrestuar dy persona pasi bashkëpunonin për të shitur kokainë. Të arrestuarit janë një 42-vjeçar dhe një 22-vjeçar, të cilëve i është sekuestruar dozë e konsiderueshme kokaine dhe para, që sipas policisë janë fitime nga shitja e lëndëve narkotike.