Arrestohen tre ‘tutoret’ që shfrytëzonin për prostitucion 24 vjeçaren në Fier! E reja u mashtrua online nga ish- i dënuari! Policia në kërkim të tij

27 Shkurt 2023, 15:40

Një 33-vjeçar, ish i dënuar dhe pronar i një lokali të njohur në Fier, është shpallur në kërkim nga policia, pasi për 2 muaj me radhë ka shfrytëzuar për prostitucion një vajzë 24-vjeçare të cilën e kishte marrë peng, e dhunonte dhekërcënonte me jetë. Në këtë aktivitet kriminal rezultojnë të përfshira deri më tani dhe 3 vajza, të cilat janë arrestuar.