Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, u kap duke shitur kanabis! Vihen nën hetim pasagjerja që kishte në makinë dhe klienti

2 Gusht 2022, 13:40

Një 25-vjeçar i identifikuar si I.L., është arrestuar nga policia pasi posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës. Ndërkohë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë dy të rinjtë e identifikuar si K.A., 22 vjeç që akuzohet për prodhim e shitje narkotikësh dhe C.D., 20 vjeçe që akuzohet për ‘Moskallëzim krimi’.