Arrestohet i mituri që vrau 14-vjeçarin me thikë! Sherri nisi brenda shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, ndërhyri oficeri i sigurisë! Shokët në dhimbje, homazhe me qirinj (VIDEO)

19 Nëntor 2024, 14:58 | Përditesimi: 19 Nëntor 2024, 14:58

Sherri që i mori jetën 14-vjeçarit kishte nisur që në shkollë, megjithatë askush nuk bëri më shumë për ta parandaluar tragjedinë. Autori, kishte postuar në rrjetet sociale thikën më të cilën i mori jetën të miturit, ndërsa me krenari pak pasi mbeti dhe vetë i lënduar, rrugës për spital hodhi një foto në rrjet me dorën grusht, si fitues i një beteje që ndoshta ende s’e dinte që kishte përfunduar me një jetë të humbur.

    E.B/Shqiptarja.com