Arrestohet i riu zvicerian në Tiranë, i vodhi me dhunë një 52-vjeçari celularin

31 Mars 2025, 14:57 | Përditesimi: 31 Mars 2025, 14:57

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Quick Response”, duke vënë në pranga një 20-vjeçar zvicerian, i cili dyshohet se i ka vjedhur me dhunë celularin një 52-vjeçari në rrugën e Barrikadave.

Sipas hetimeve, i riu ka ndjekur viktimën deri pranë banesës së tij, ku e ka ndaluar, është përfshirë në një konflikt fizik me të dhe i ka marrë celularin.

Autori i dyshuar, J. K., u lokalizua dhe u arrestua, ndërsa celulari u gjet gjatë kontrollit fizik dhe u sekuestrua si provë materiale.

r.k./Shqiptarja.com