Arrestohet kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj! Me kërkesë të SPAK, GJKKO firmosi dhe 'arrest shtëpie' për Ajola Xoxën

10 Shkurt, 14:49 | Përditesimi: 10 Shkurt, 16:48

Agjentët e BKH-së u paraqitën sot në mesditë rreth orës 14:00 në ambientet e zyrave të bashkisë së Tiranës për t'i komunikuar 'arrestin me burg' dhe për ta shoqëruar me makinën e tij drejt Bllokut të Sigurisë, në rrugën Mine Peza". Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur ‘arrest shtëpie’ për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Burime: Në total janë firmosur 5 masa sigurie. 

    I.M/Shqiptarja.com