Arrestohet në Bosnje-Hercegovinë Elvis Kelmendi, djali i bosit shqiptar të drogës

13 Korrik 2022, 11:05

Elvis Kelmendi, i biri i bosit shqiptar të drogës Naser Kelmendi me origjinë nga Peja, është arrestuar së bashku me dy shoqëruesit e tij në Bosnje-Hercegovinë. Gjatë aksionit të koduar ‘REZ’, u vunë në pranga në total 7 persona që akuzohen për disa vepra kriminale në Sarajevë.