Arrestohet në Rinas për skandalin e 'Partizanit' Jamarbër Malltezi, SPAK masë sigurie edhe për Sali Berishën. Në pranga dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi

21 Tetor 2023, 19:56

Arrestohet në Rinas Jamarbër Malltezi dhëndri i Sali Berishës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai është arrestuar për aferën e privatizimit të ish klubit Partizani. Mësohet se është caktuar "detyrim paraqitje" edhe për Sali Berishën. Urdhëri i arrestit është firmosur nga prokurori i SPAK, Arben Kraja. Pranga dhe Fatmir Bektashit, ortak me Malltezin dhe ndertues i kullave ne ish-kompleksin Partizani.Akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion.