Shkodër-Vijon operacioni në kuadër të asgjësimit të parcelave me kanabis në qarkun e Shkodrës.
Policia informoi sot se në kuadër të operacionit të asgjësimit të parcelave janë asgjësuar 1388 bimë kanabis në territoret e njësive administrative Pult, Shalë dhe Shllak.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.