Asgjësohen 4945 bimë kanabisi në 6 qarqe të vendit, ishin kultivuar në zona të thella malore

13 Gusht 2022, 11:39

Asgjësohen 4945 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në zona të thella malore dhe të pyllëzuara. Vijon kontrolli masiv i territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Në kontrollin masiv të territorit janë përfshirë 1560 forca policore të Drejtorive Vendore të Policisë në qarqe, të Policisë Kufitare dhe të reparteve të FNSH Tiranë, Fier dhe Shkodër.