Atentat Fatjon Muratit në biznesin e tij në Tiranë, miku i Endrit Dokles s'ishte aty! U lirua pak kohë më parë! Qëllohet drejt lokalit, vdes banakierja, 6 të plagosur

12 Mars 2023, 23:32

Një atentat mafioz ka tronditur mbrëmjen e kësaj të diele kryeqytetin në lokalin e Fatjon Muratit në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ku për pasojë ka vdekur banakierja e lokalit, Mimoza Paja. Po ashtu janë plagosur 6 persona, mes tyre edhe një e mitur 10 vjeç, jashtë rreziku për jetën.