Atentat mafioz te 'Don Bosko' në Tiranë, vdes banakierja, 5 të plagosur! Mjeti në lëvizje qëlloi drejt lokalit në pronësi të Fatjon Muratit, mik i Endrit Dokles

12 Mars 2023, 22:24

Një atentat mafioz ka tronditur mbrëmjen e kësaj të diele kreqytetin në një lokal në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ku për pasojë ka vdekur banakierja e lokalit dhe janë plagosur 5 persona, mes tyre edhe një fëmijë 5 vjeç, jashtë rreziku për jetën.