Atentat në autostradën Fier-Vlorë, vriten me breshëri kallashnikovi në makinë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo! 3 autorët dyshohen si vrasës me pagesë, shkak hakmarrja

18 Gusht 2022, 14:58

Nisi si një ‘sherr banal’ për kalin pothuajse fiks 3 vite më parë që i mori jetën Arben Beqirajt në Vlorë, por saga e hakmarrjes vazhdon! Shpati Lena, 37-vjeç dhe Hakim Xhezo, 34 vjeç, vëllai i Eduard Xhezos aktualisht në burg për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, u ekzekutuan sot me breshëri plumbash tek mbikalimi i Panajas në Vlorë.