Atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës! Qëllohet me armë zjarri drejt një mjeti, raportohet për 3 viktima

17 Korrik 2022, 14:52

Tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë Krujës. Mesditën e kësaj të diele është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje që për pasojë mjeti ka marrë flakë. Pamjet e siguruara nga Report Tv janë nga momenti i parë i ngjarjes. Një prej viktimave ka dalë nga makina por nuk ka shenja jete ndërsa dy persona të tjerë ndodhen ende brenda makinës që është përfshirë nga flakët.