Atentat në Milot, dy të vdekur, një i plagosur! Një prej viktimave një vit më parë i shpëtoi breshërisë së plumbave

22 Korrik 2022, 21:49 | Përditesimi i fundit: 2022-07-22 23:19:13

MILOT- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milot, ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se dy persona kanë mbetur te vdekur, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Sipas po të njëjtave burime për Report Tv, është vrarë Ylli Brahimi si dhe një 28-vjeçari Klisman Preçi.