Atentat në Panaja në Vlorë, vriten 2 persona brenda makinës në lëvizje! Një nga viktimat Shpati Lena, me precedent penal! 3 autorë të dyshuar

18 Gusht 2022, 11:18 | Përditesimi i fundit: 2022-08-18 11:51:37

Dy persona kanë mbetur të vdekur pasi janë qëlluar nga një makinë në lëvizje në aksin Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja, teksa po udhëtonin me makinën e tyre. Makina e viktimave është qëlluar me breshëri kallashnikovi dhe është bërë shoshë nga plumbat! Brenda makinës së djegur janë gjetur 3 automatikë.