Atentat në Shkodër me 2 të vrarë e 2 të plagosur! Vritet vëllai i Ibrahim Licit, rëndë djali i Xhemal Bushatit! Vdes kalimtarja e pafajshme, rëndë bashkëshorti i saj! Gjendet 'Land Rover' i djegur dhe dy automatikë brenda

30 Tetor, 20:44 | Përditesimi i fundit: 2024-10-30 23:05:44

Një atentat mafioz ndodhi këtë pasdite në Shkodër, ku u ekzekutua vëllai i Ibrahim Licit, Hamza Lici dhe një grua që po kalonte me të shoqin me motor. Të plagosur mbetën Arlind Bushati, djali i kandidatit të Bashës për kryebashkiak në zgjedhjet e fundit vendore si dhe bashkëshorti i gruas që humbi jetën. Gjendet një makinë e djegur me dy kallashnikovë ndërsa RENEA ka hyrë në Dobraç ku po bën kontrolle edhe tek Bajrajt me të cilët fisi Lici ka armiqësi të fortë.

      No videos found.