Atentat në Shkodër, vritet 19-vjeçari! Ishte duke pirë kafe në lokal kur u qëllua me breshëri plumbash! Autorët u larguan me motoçikletë

18 Shtator 2022, 21:34

Mbrëmja e kësaj të diele ka shënuar një ngjarje kriminale në qytetin e Shkodrës. Një 19-vjeçar i identifikuar si Erjon Xhenje ka mbetur i vdekur në vend pasi u qëllua me armë teksa ishte duke pirë kafe në një lokal pranë kryqëzimit të Kirasit, në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’.