Atentat te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë, vritet me breshëri plumbash 39 vjeçari nga Lezha! Gjendet një makinë e djegur në Qafë-Kashar, dyshohet e autorëve (EMRI)

31 Tetor 2022, 00:32

TIRANË- Briken Sanaj, 39-vjeç nga Lezha është ekzekutuar mbrëmjen e sotme (30 tetor) me breshëri plumbash kallashnikovi në zonën e njohur si ‘Kodra e Diellit’ në kryeqytet. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 39-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë, e cila është larguar menjëherë.