Atentat te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë, vritet me breshëri plumbash 39 vjeçari nga Lezha! U qëllua nga një makinë në lëvizje

30 Tetor 2022, 23:59

Briken Sanaj, 39-vjeç nga Lezha është ekzekutuar mbrëmjen e sotme (30 tetor) me breshëri plumbash në zonën e njohur si ‘Kodra e Diellit’ në kryeqytet. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 39-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë, e cila është larguar menjëherë.