Atentati mafioz në Tiranë, flet mikesha e viktimës: Ishte shumë grua e mirë, punonte për bukën e gojës se rrinte me qira

13 Mars 2023, 10:37

Gazetari i Report Tv ndodhet në vendngjarje dhe ka pyetur për detaje të reja sa i takon viktimës, Mimoza Paja e cila mbeti e vdekur në lokalin e Fatjon Muratit në Tiranë. Për Report Tv u prenoncu fqinja e Mimoza Pajës, e cila mesa duket ishte shumë e afërt me të. Ajo u shpreh se kishte nisur punë vetëm pak ditë më parë dhe se të ardhurat mujore i kishte të kufizuara. Ajo jetonte me mbesën e saj në një banesë me qira.