Atentati me 1 viktimë në Milot/ Si u ndoqën 2 miqtë, autorët i pritën 10 minuta në hyrjen e pallatit! Njëri u afrua te makina dhe i qëlloi me kallashnikov

23 Korrik 2022, 08:58

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i një nate më parë në Milot ku mbeti i vrarë Klisman Preci dhe u plagos Ylli Ibrahimi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se automjeti i autorëve ka qëndruar për rreth 10 minuta në rrugën përballë rrugicës së pallatit ku jetonin dy personat, të cilët ishin fqinj me njëri-tjetrin.